Shehi kundër së shkuarër, motivon Tiranën e tij

5 Shkurt 2021
16:45
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana do të luajë kundër Skënderbeut nesër në “Selman Stërmasi”. Sfida do të luhet prej orës 13:45 me bardheblutë që janë të avantazhuar. Trajneri Orges Shehi ka folur para ndeshjes dhe kërkon impenjim maksimal nga skuadra e tij.

“Në Superiore nuk ka ndeshje të lehta, duhet gjithmonë impenjim maksimal. Skënderbeun e vlerësojmë nga emri, jo nga renditja në tabelë. Ne që jemi profesionistë futbolli na bën të ndryshojmë skuadra. Nuk është e vështirë të kem përballë Skënderbeun.

“Lojtarët e rikthyer nga dëmtimi? Gjendja nuk është më e mira e mundshme sepse lojtarët vijnë pas dëmtimeve, jemi mundur ti menaxhojmë dhe të mos i dëmtojmë deri kur të kthehen në formën e tyre më të mirë. Skuadra po më përgjigjet, të paktën në stërvitje.

“E rëndësishme është të rikthejmë besimin në vete. Jemi kampionë në fuqi dhe duhet të sillemi si të tillë. Për merkaton merret klubi. Largimet e mundshëm te Muçit dhe Ismajlgecit? Jemi në periudhë merkatoje dhe lakohet emrat e dy lojtarëve më të mirë tanët. I kam takuar të dy dhe i kam thënë të jenë të qetë sepse ajo që është shkruar do ndodhë.

“Sulmi? Kam 1 javë që e kam marrë skuadrën. Statistikat nuk i kam parë. E rëndësishme është që kemi fituar 1-0, nuk kemi pësuar gol. Sigurisht do mundohemi të luajmë në sulm, ashtu siç na ka hije. Do i marrim ndeshjet një nga një dhe do bënim gabim nëse bëjmë ndryshe”, u shpreh Shehi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit