Shehi: Marrim gola naivë, CAS-i ndryshon gjithçka!

4 Maj 2019
17:30
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, ka folur në "Gol pas goli" në Supersport pas humbjes me Tiranën. Ai u ndal te goli i pësuar ndaj Tiranës, ndërsa ka refuzuar të flasë për të ardhmen dhe vendimin e CAS-it.

Humbja – "Të fitosh nuk do të thotë të dominosh. Kemi dominuar, gabuam para portës kundërshtare. Morëm një gol të pakuptimtë". 

CAS – "Nuk kam se çfarë flas, flas për fushën. Po punojmë shpresoj të dalim mirë në vendimin". 

Pikët e lëna – "Ne duhet të qajmë pikët që lamë vete. Nuk na interesojnë pikët e kundërshtarit. Ne humbëm raste dhe shpërdoruam". 

Skema – "Në situata të ndryshme funksionon mirë me dy sulmues. Patëm raste dhe luajtëm mirë me dy sulmues. Otto më pas u lodh dhe u detyrova të fus Gripshin. Me futjen e Grecës nga kundërshtari ndryshuam modul. Skema me dy sulmues herë ka funksionuar dhe herë jo". 

Vendimi negativ – "Ne shpresojmë që të jetë pozitive. Ne të gjithë kemi kontratë me klubin. Me përfundimin e kampionatit do të shohim, klubi do të vendosë. Ne nuk e kemi marrë me tapi Skënderbeun". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit