Shehi: Nuk bëj llogari fare për derbin, mendoj vetëm Kastriotin

6 Mars 2021
14:24
Alfred Lleshi
back button

Tirana nuk i vendos limite vetes, synon të ngjitet sa më shumë në klasifikim. Për momentin, zona europiane është objektiv i mundshëm, edhe pse Ilir Daja i Partizanit ka përfshirë sot në garën për titull 6 skuadrat e sipërme të klasifikimit aktual. Pra, edhe bardheblutë. Sidoqoftë, Orges Shehi dëshiron të rrijë me këmbët në tokë, t’i marrë ndeshjet një e nga një. Për momentin mendon vetëm për transfertën e nesërme me Kastriotin, në fushën asnjanëse të Kamzës:

“Kalendari, javë pas jave na përball me skuadra që janë brenda objektivave. Me Kastriotin është ndeshje e vështirë, shumë e rëndësishme për ne. Grupi po plotësohet dalëngadalë, disa lojtarë nuk janë ende në maksimumin e vet, por e rëndësishme është se janë në gjirin e skuadrës.

Çdo skuadër ka mënyrën e vet të lojës. Kastrioti ka shpirt luaftarak dhe në të njëjtën mënyrë do t’i përgjigjemi edhe ne. Nuk kemi bërë tri fitore radhazi, është mundësia tani. Do të futemi në fushë për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje.

Kampionati i tillë është, mund të kemi edhe mungesa në derbi, por fokusi do të jetë vetëm te ndeshja e nesërme. Najdovski? E thashë edhe më parë, disa lojtarë nuk janë në formën më të mirë të tyre, por nesër do të vendosim se cilët do të startojnë nga minuta e parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit