Shehi nuk dorëzohet: Rruga e titullit kalon nga Partizani

6 Qershor 2020
13:08
Alfred Lleshi
back button

Kukësi do të luajë nesër ndaj Partizanit, në kuadrin e javës së 28-të të Superiores. Në prag të ballafaqimit mes kampionëve dhe nënkampionëve të vendit në fuqi, trajneri Orges Shehi u shpreh për kanalin zyrtar të klubit verilindor se të tijtë janë në gjendje optimale për duelin e “Selman Stërmasit”, që starton në orën 17:00.

Ndeshja me Partizanin…
Është nje ndeshje e rëndësishme për objektivat që kemi. Janë kampionët në fuqi, edhe pse kanë rezultate jo të mira. Partizani ka skuadër të mirë, prandaj sfida është e vështirësisë së lartë. Ne do të futemi në fushë për maksimumin. Jemi të plotë, sepse rikthehen Obanor dhe Rroca. Kemi kontigjent të plotë, përveç Limajt, që nuk është në 100%.

Ndeshja me Luftëtarin dhe fitorja në fund?
Fituam në fund, por të mos harrojmë që kemi qenë konstantë, duke pasur shumë raste. Kemi punuar për ta mbyllur ndeshjen, por rastet duhen konkluduar. Në futboll, po nuk shënove, e pëson.

Faza përgatitore?
Pas një shkëputjeje prej 2 muaj e disa ditësh, do të jetë e vështirë. Megjithatë, skuadra u shpreh lirshëm ndaj Luftëtarit dhe nuk kishte dëmtime. Kjo fazë na ka shërbyer për të ardhur në gjendje optimale.

Titulli kampion?
Kemi objektiva madhorë dhe rruga e titullit kalon nga Partizani. Do të fokusohemi shumë te ndeshja e radhës për të arritur objektivat që kemi.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit