Shehi zbulon objektivin minimal të Tiranës, sugjestionohet disi nga VAR-i

11 Shtator 2021
8:30
Alfred Lleshi
back button

Kampionati i ri për Tiranën nis nesër, me sfidën ndaj kuqebardhëve të Korçës. Një edicioni i ri me risi, ku vlen të theksohet përfshirja e VAR-it, çka do të eliminojë gafat e arbitrave tanë, që në shumë raste kanë vendosur fate ndeshjesh. Orges Shehi doli në konferencë për shtyp dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për shumë çështje të ndryshme:

“Nuk është njësoj ta marrësh skuadrën në fillim të kampionatit dhe në mes të kampionatit. Kemi pasur kohë të mjaftueshme, kemi zhvilluar shumë kohë fazë përgatitore, jemi munduar të jemi gati për nesër. Kemi bërë një merkato të mirë, kemi lojtarë me shumë ambicie dhe të rinj në skuadër për të arritur objektivat tanë. Gjendja është e mirë, Bekaj është mirë, doli negativ në testet e COVID-19.

Kundërshtarët? Të gjitha skuadrat janë të forta, duhet të bëjmë maksimumin. Superiores i janë bashkuar skuadra si Dinamo, që dihet historia e tyre, këtë vit është e fortë edhe Egnatia, gjithashtu. Do të jetë një kampionat me shumë rivalitet. Ne jemi tek klubi më i titulluar në vend, objektivi është i qartë, minimumi Kupat e Europës. Është riformatuar skuadra, kanë ikur shumë lojtarë cilësorë, që do të bënin mirë, por kemi marrë të tjerë që kanë shumë cilësi. Koha do ta vërtetojë nëse do të jenë njësoj si ata që u larguan.

VAR? Normalisht që teknologjia të ndihmon, por nuk zhduk krejt gabimet. Ka dhe disa gjëra që VAR-i nuk i ndan. Për ne është një risi, sepse do të ketë ndalesa në lojë, me të cilat do të duhet të mësohemi. Do të ketë raste që do të gëzohemi dhe do të hidhërohemi. Fillimi është pak i vështirë, sepse do të duhemi të mësohemi me të.

Kryeqyteti ka tri skuadra që ka shumë tituj të fituar. Kryeqyteti është baza e Superiores, sepse do të ketë shumë derbi. Të tria skuadrat e kryeqytetit e nisin me petkun e pretendentit. Personalisht do të shigjetoj skuadrën, ndaj së cilës do të luaj ndeshjen e radhës.
Tifozët? Dihet që çfarë peshe ka tifozëria në skuadrën tonë, është një plus i madh. Shpresojmë që të bëjmë sa më mirë, t’i kënaqim me lojën dhe sukseset. Tirana synon gjithmonë që të jetë në majë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit