SHEIKU MPOSHT ABRAMOVIC! Tentativa e fundit e dëshpëruar e Chelsea për Hakimi shkon “bosh”. Detajet

24 Qershor 2021
11:17
Telesport
back button

Achraf Hakimi po i afrohet gjithnjë e më shumë Paris Saint Germain. Marrëveshja midis francezëve dhe Interit është bërë praktikisht, në bazë të 65 milion eurove dhe palët tani po flasin për bonuset.

Dje Chelsea provoi të bënte ofertën e fundit të dëshpëruar, duke ofruar 55 milion plus kartonin e Marcos Alonso, por tani duket se gjithçka ka marrë fund, duke pasur parasysh gjithashtu që lojtari do të preferonte një transferim në Paris.

Në fakt, me Leonardon ka një akord prej 8 mln eurosh në sezon dhe 2 bonuse.

Tymi përfundimtar i bardhë duhet të mbërrijë deri të dielën, me palët që duhet të përcaktojnë vetëm detajet e fundit – raporton La Gazzetta dello Sport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit