Shembulli vjen nga Kosova, Feronikeli me stadium modern!

5 Maj 2020
17:42
Eraldo Harlicaj
back button

Pa fjalë, pa zhurmë, pa jehonë të tepërt, por me punë Kosova po ia kalon Shqipërisë dhe në futboll. Niveli nuk është ende sa Superiorja shqiptare, por vullneti dhe dëshira është e madhe për të ecur përpara.

Feronikeli po ndërton stadiumin e ri dhe tashmë ka marrë dhe pamje. Impianti i ri do të jetë i mbuluar dhe ngjan shumë bukur. Kampionët e Kosovës po i vendosin dhe qershinë mbi tortë investimit të tyre me një impiant të denjë dhe për të luajtur në Europë.

Një shembull shumë i mirë dhe për klubet tona. Pamjet që vijnë nga stadiumi i Feronikelit na japin një mësim të mirë, pasi në të njëjtën kohë po ndërtohet dhe stadiumi i Kukësit. Diferencat mund të bëhen me sy të lirë!

Pamje nga stadiumi "Rexhep Rexhepi", Drenas.Photocredit: Albert Sinani

Gepostet von KF Feronikeli am Montag, 4. Mai 2020

Lajme të tjera

Lajmet e fundit