Sherr dhe lot në tunel, ja çfarë ndodhi në Lazio-Inter (Video)

17 Tetor 2021
11:26
Denis Hakanaj
back button

Fusha është kthyer në një ring. Lazio-Inter është mbyllur me një sherr të turpshëm.

Dhe nuk ka mbaruar me aq, me dramën personale të Luiz Felipe, i kapur nga telekamerat teka qante pas kartonit të kuq për shkak të një shakaje fëmijërore (e keqinterpretuar nga arbitri Irrati) ndaj mikut Correa.

Duket se fërkimet kanë vazhduar edhe në tunelin që çon në dhomat e zhveshjes. Dhe në qendër të kaosit pasues ka përfunduar Sarri, mes të bërtiturave dhe tentativave për sherr. Gjithçka ka ndodhur para syve të Irrati-t dhe të inspektorëve të federatës italiane.

Nëse këta episode do të sjellin masa ndëshkuese, kjo do të mësohet pas vendimit të Gjykatësit Sportiv.

Gjakrat janë nxehur pas golit të Felipe Anderson, që ka çuar shifrat në 2-1. Dumfires i është hedhur në fyt, më pas kanë ndërhyrë Ciro Immobile dhe Milinkovic, edhe Handanovic, për të qetësuar situatën.

Kështu ka filluar sherri i parë, i shkaktuar nga reagimet e lojtarëve të Inter-it për shkak se lojtarët e Lazio-s nuk e kanë ndërprerë lojën pas dëmtimit të Dimarco-s.

Sipas Inter-it, Sarri duket se i ka thënë Handanovic-it se vetë ai ka ngritur dorën për të ndalur ndeshjen. Megjithatë, Sarri ka thënë tjetër gjë pas ndeshjes.

Felipe Anderson, gjithmonë sipas zikaltërve, ka pranuar në fund të ndeshjes se mund të ishte ndalur. Por gjithçka ka qenë e rregullt. Irrati, pas sherrit të zhvilluar pas golit të 2-1, ka nxjerrë katër kartonë të verdhë. Sarri  ka zëvendësuar Felipe-n, sepse kishte frikë se mos vihej në shënjestrën e lojtarëve të Inter-it.

Në minutën e 96-të, ka ardhur sherri i madh. Luiz Felipe ka kapur nga mbrapa Correa-n, mik i ngushtë i tij. Correa ka menduar se po sulmohej, nuk e kishte parë se bëhej fjalë për brazilianin.

Tucu është liruar dhe ka provuar ta godasë Luiz Felipe-n. Mbrojtësi është larguar dhe ka shpërthyer në lot. Në fund të ndeshjes a shpërthyer Lautaro, ka kërkuar të shkojë te Luiz Felipe, i mbajtur me zor nga të tjerët.

Më pas ka ardhur ndërhyrja e Irrati-t, që ka ndëshkuar me karton të kuq Luiz Felipe, duke e interpretuar gjestin e lojtarit të Lazio-s si një sulm fizik. Reina dhe Milinkovic kanë provuar t’i shpjegojnë atë që kishte ndodhur.

Duhej të ishte një shaka, por ka përfunduar keq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit