Sherr me drejtuesit, e ardhmja e Dybala merr kthesën që nuk pritej

20 Tetor 2020
17:33
Eraldo Harlicaj
back button

Juventusi ka patur një çështje të nxehtë këto ditë. Sulmuesi Paulo Dybala ka bërë fjalë me drejtori Fabio Paratici, pasi drejtuesit vendosën që të mos luante ndaj Crotones.

“Zonja e Vjetër” ka menduar që të befasojë futbollistin kampion. Ata po bisedojnë prej kohësh për rinovimin e kontratës dhe duket se marrëveshja është afër.

26-vjeçari ndihet mirë në Torino, pavarësisht përplasjeve të fundit. Ai nuk ka ndërmend të lëvizë, por bisedimet në kohë janë zgjatur për shkak të mosmarrëveshjes me pagën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit