SHERRI: Dorëheqje në ajër dhe Asani shkak, situata te Partizani zien!

29 Tetor 2019
9:48
Eraldo Harlicaj
back button

Situata te Partizani kaloi në ekstrem pas ndeshjes kundër Kukësit kur trajneri Franco Lerda dhe ndihmësi i tij Dritan Mehmeti u kapën keq me njëri-tjetrin. Të dy kanë pasur fërkime që prej javëve të para të punës mes tyre, madje italiani e ka pezulluar dhe më herët ndihmësin e tij, ndërsa tani situata ka shkuar dhe më tej. 

Lerda dhe Mehmeti kanë patur përplasje për shkak të zëvendësimeve. Numri 2 i stolit i ka kërkuar italianit që të aktivizojë sulmuesin Jasir Asani përpara Brian Brownit, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak kryetrajnerit. Ai i është kthyer me nerva që të mos ndërhyjë, ndërsa situata ka shpërthyer pas ndeshjes për këtë shkak.

Lerda në nerva e sipër i ka thënë drejtorit të përgjithshëm, Olsi Rama, që do të largohet, pasi nuk mund të punojë në situata të tilla. Ky i fundit i ka kërkuar të qetësohet. Vendimi pritet të merret sot në zyrat e presidentit Gaz Demi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit