Sherri Neymar-Mbappe, paqja u vendos nga një ndërmjetës special

17 Gusht 2022
15:03
Denis Hakanaj

Penalltia e sherrit, zërat për pakënaqësitë dhe më pas paqja. Në shtëpinë e Paris Saint-Germain ka ndodhur gjithçka pas sfidës kundër Montpellier kur Neymar i ka “vjedhur” një penallti Mbappe-së.

Një moment tensioni, në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, që është raportuar nga disa media ndërkombëtare dhe që, pavarësisht përgënjeshtrimeve sa për fasadë, duket se ka qenë shumë i vërtetë.

Në Francë, dhe veçanërisht Le Parisien, është folur për dy sulmues të zemëruar me njëri-tjetrin për disa orë dhe se paqja është vendosur me ndihmën e Luis Camps dhe lojtarëve më ekspertë.

Një rol të rëndësishëm për këtë duket se ka luajtur Sergio Ramos, i cili duket se ka vënë eksperiencën dhe cilësitë e tij si lider në shërbim të dy shokëve të skuadrës.

Nëse O’Ney dhe Mbappe kanë gjetur qetësinë duket se merita është edhe e ish-qendërmbrojtësit të Real Madrid, që ka bërë rolin e ndërmjetësit në këtë klimë të ndezur për të kthyer qetësinë të paktën deri në penalltinë e radhës…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit