“Shëtis me Lamborghinin e një klubi të falimentuar”, plas sherri në familjen Mayer për një video

29 Maj 2020
13:57
Telesport
back button

“Nuk mund te shkojë më mirë! Përmes qytetit të harruar, Gelsenkirchen, drejt konsulentit të taksave. Është bukur të shëtisësh me një Lambo të paguar nga klubi i falimentuar. E mrekullueshme”…

Ka mjaftuar ky mesazh i postuar në rrjetet sociale dhe një video që është bërë virale për të ndezur polemikat. Autori është babai i ish-talentit të njohur gjerman, Max Mayer, i cili sot luan me Crystal Palace, por dikur ishte pjesë e Schalkes, me të cilën nuk u nda mirë por iku me parametra zero.

Babai i tij, Achim Meyer, e ka ngacmuar klubin gjerman përmes një postimi në rrjetet sociale duke e quajtur “të falimentuar”, ndërsa vetë Mayer ka ndërhyrë duke marrë një qëndrim ndaj babait:

Max Meyer dismisses Crystal Palace exit talk: I'm an important ...

“Jam shumë i shokuar nga ajo video. Nuk përshtatet me këtë kohë, nuk përshtatet me këtë botë, nuk përshtatet në asnjë kohë. Unë vetëm e falënderoj Schalke shumë dhe distancohem nga natyra dhe përmbajtja e asaj video”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit