Shevchenko “pagëzon” trashëgimtarin e tij te Milani

22 Mars 2019
10:23
Alfred Lleshi
back button

Qëndrueshmëri, udhëheqje dhe karizëm. Krzysztof Piatek nuk është prekur nga ndryshimi i ajrit, prej transferimit nga Genoa te Milani në janar, duke vazhduar të bëjë atë që bën më mirë: të shënojë gola. 

Polaku është aktualisht i dyti në klasifikimin e golashënuesve të Serie A (19 gola), në të njëjtën “gjatësi vale” me Cristiano Ronaldon dhe vetëm pas Quagliarella. Në derbin e fundit ai mbeti thatë, por kjo nuk e eklispon aspak atë që ka bërë deri më tani me fanellën kuqezi. 

Sulmuesi i datëlindjes 1995 mori vlerësime edhe nga Andriy Shevchenko, trajneri aktual i kombëtares së Ukrainës dhe “flamur” i kuqezinjve, falë 175 golave të shënuar për ta. I intervistuar nga “Sportmediaset”, Sheva pati fjalë të qarta dhe konçize për Piatek: "Po (në lidhje me pyetjen, nëse ai mund të jetë trashëgimtari i tij), ai ka një stil të pabesueshëm për golin. Po tregon se është një sulmues i madh, po e ndihmon Milanin kaq shumë".

Interi e fitoi derbin e fundit të Milanos, duke përsëritur suksesin e ndeshjes së parë. Shevchenko thotë fjalën e tij: "Unë e pashë derbin. Në minutat e fundit, Milani kishte disa shanse dhe mund ta mbyllte mirë. Mendoj se ende i ka mundësitë për t’u renditur në vendin e duhur, që e dërgon në Ligën e Kampionëve. Jam optimist se do ta bëjë këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit