Shevchenko paralajmëron Holandën dhe “i shkel syrin” Italisë

1 Dhjetor 2019
15:57
Denis Hakanaj
back button

Ukraina do të jetë mes protagonisteve të Euro 2020. Një objektiv i arritur edhe për meritë të Andriy Shevchenko-s Ish-sulmuesi i Milan-it ka komentuar për Sky Sport shortin e Europianit.

“Jam shumë i kënaqur dhe i gëzuar për kualifikimin në Europian. Kemi arritur një rezultat të bukur dhe kemi bërë një lojë shumë të mirë. Kam besim dhe jam optimist për të ardhmen. Objektivi është të kalojmë grupin, të paktën për momentin. Mendoj se mund të luajmë si të barabartë me të gjithë, edhe kundër Holandës me të cilën do të përballemi në ndeshjen e parë”, ka thënë Sheva.  

“Italia? Ka bërë një fazë kualifikuese shumë të mirë, duke fituar bindshëm grupin e saj. Mancini po bën një punë të madhe, shikoj entuziazëm dhe shpirt skuadre mes italianëve. Kanë uri për të fituar dhe është e bukur ta shikosh përsëri këtë kombëtare në nivele të larta”.

“Do të më pëlqente të punoja në Itali. Është atdheu im i dytë. Pasi të kem mbaruar angazhimin me kombëtaren e Ukrainës, do të më pëlqente të drejtoja një skuadër në Itali”, ka përfunduar Shevchenko.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit