Shevchenko sërish në kafaz në UFC-238, ja ndaj kujt do të mbrojë titullin

12 Mars 2019
11:10
Telesport
back button

Valentina Shevchenko, kampione e botës në peshën “flyweight” (pesha 53-57) në artet marciale mikse do të mbrojë titullin ndaj Jessica “Evil” Eye. Kjo sfidë do të zhvillohet në eventin UFC-238, më 8 qershor, në Chicago.

Lajmi është zyrtarizuar sot nga UFC-ja, që tha se për momentin, kjo sfidë, është përballja kryesore e këtij eventi. Rusja Shevchenko (16 fitore e 3 humbje në UFC), por me pasaportë peruane, do të mbrojë për herë të parë titullin kampion bote të fituar në dhjetor të vitit ët kaluar.

Shevchenko vjen nga dy fitore radhazi, të dyja në peshën “flyweight”, Divizion ku është ngjitur vetëm pak muaj më parë. Rivalja e saj, Jessica Eye, vjen nga 3 fitore radhazi, që i dhanë mundësi të duelojë për titull. Eye numëron 14 fitore, 6 humbje dhe 1 duel pa rezultat në karrierën e saj.

Posteri i duelit Shevchenko-Eye

Lajme të tjera

Lajmet e fundit