Shiffrin dhe Hirscher bëjnë ligjin në garat e Kupës së Botës

8 Dhjetor 2018
15:25
Telesport
back button

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin ka fituar sot garën e super-gjigantit për femra, garë e vlefshme për Kupën e Botës, e zhvilluar në pistën e St.Moritz (Zvicër). 23-vjeçarja ishte më e shpejta në pistë në të dyja zbritjet, duke dhënë kohën e përgjithshme 1’11”30, suksesi i 47-të në garat e Kupës së Botës.

Në vendin e dytë u rendit skiatorja vendase Lara Gut, ndërsa e treta Tina Weirather e Lihtenshtejnit. Falë këtij suksesi, Shiffrin dominon renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, ku kryeson në kuotën e 589 pikëve, gati 300 pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, skiatorja zvicerane Michelle Gisin.

Për meshkuj, garat e Kupës së Botës u zhvilluan sot në pistën franceze të Val d’Isere, ku u zhvillua gara e sllallomit gjigant. Fitues doli skiatori austriak Marcel Hirsher, që dha kohën e përgjithshme 1’42”99 pas dy zbritjesh, duke bërë një paraqitje të mirë.

Norvegjezi Henrik Kristoffersen i klasifikua në vendin e dytë, ndërsa i treti u rendit suedezi Matts Olsson. Fitorja në garën e sotme rikthen Hirscher në krye të renditjes së Kupës së botës me 280 pikë, duke lënë pas patriotin e tij  Max Franz me 238 pikë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit