Shiffrin triumfon në super-gjigant dhe shkruan historinë e Kupës së Botës

3 Dhjetor 2018
17:34
Telesport
back button

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin fitoi garën e super-gjigantit për femra, garë e vlefshme për Kupën e Botës në ski, zhvilluar në pistën e Lake Louise. Falë këtij triumfi, ajo bëhet skiatorja e shtatë që arrin të fitojë të paktën një garë në të gjitha disiplinat sportive, duke shkruar kështu historinë e këtij sporti (bashkë me Lindsey Vonn, Anja Paerson, Janica Kostelic, Tina Maze, Pernilla Wiberg dhe Petra Kronberger).

Në garën e zhvilluar në pistën kanadeze, 23-vjeçarja Shiffrin bëri një paraqitje shumë të mirë, duke dhënë kohën e përgjithshme 1’25”61. Në vendin e dytë u rendit skiatorja norvegjeze Ragnhild Mowinckel, ndërsa e treta u klasifikua skiatorja gjermane Viktoria Rebensburg. Pretendentja kryesore e kësaj gare, skiatorja franzese Tessa Worley, u rrëzua, por pa pasoja.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, kryeson Mikaela Shiffrin, me 489 pikë, shkëputur ndjeshëm nga rivalet. E dyta ndodhet zvicerania Michelle Gisin me 251 pikë, ndërsa në vendin e tretë ndodhet austriakja Nicole Schmidhofer me 224 pikë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit