SHIFRA TË ÇMENDURA! Lewandowski nuk ndalet, tani ka mbetur… Topi i Artë

17 Tetor 2021
17:29
Telesport
back button

Bayern Munich nuk ndalet dhe ka arkivuar tri pikët në në një fushë të vështirë brenda 34 minutash në pjesën e parë, kur cikloni i djemve të Nagelsmann ka shkatërruar “aspirinat”…

Personazhi, sërish ai: Robert Lewandowski, që ka shënuar dy golat e parë për t’i hapur më pas rrugën Muller dhe dy herë Gnabry.

Por, të kthehemi te polaku, që është një kandidat serioz për Topin e Artë sivjet dhe që vazhdon shënon…

15 gola këtë sezon deri tani në 11 ndeshje me Bayern Munich.

– Bundesliga: 9 gola në 8 ndeshje

– UEFA Champions League: 4 gola në 2 ndeshje

– Superkupë Gjermanie: 2 gola në 1 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit