“Shifra të rëndësishme”, deklarata që tremb Inter-in: Gjithçka mund të ndodhë

5 Tetor 2022
18:17
Denis Hakanaj
back button

Menaxheri i Lautaro Martinez, Alejandro Camano, ka folur për të ardhmen e argjentinasit në një intervistë të dhënë për TycSports:

“E ka nisur vitin me një projekt të mrekullueshëm, Inter është përforcuar shumë. Dhe maksimumi për të do të ishte të fitonte Kupën e Botës”.

Një Botëror që Demi ka ndërmend ta luajë si protagonist absolut me ngjyrat e Argjentinës, siç ka shpjeguar menaxheri i futbollistit:

“Dëshira e Lautaro-s është e njëjtë me atë të gjithë skuadrës. Duan të gëzojnë tifozët e tyre. Nuk është e lehtë të fitohet një Kupë e Botës, por skuadra është e përgatitur për të arritur në fazat finale”.

Në lidhje me ofertat për yllin e Inter-it: “Është mes 10 lojtarëve kryesorë në botën e futbollit dhe edhe pse kam marrë disa telefonata, ai ka dy prioritete deri në fundin e vitit: Inter-in dhe Argjentinën”.

Për interesimin e Bayern-it: “Ai si pasardhës i Lewandowski-t? Nuk do të befasohesha sepse ka gjithmonë kërkesa. Por sot Lautaro i ka idetë e qarta. Mendon për Inter-in dhe Botërorin. Merkaton e kaluar ka pasur disa mundësi me shifra të rëndësishme, por gjëja më e mirë për të ishte të mos ndryshonte”.

Në lidhje me një lamtumirë të mundshme: “Në të ardhmen mund të ndodhë gjithçka. Inter nuk po kalon një moment të mirë, por është një skuadër e madhe dhe një vend i mrekullueshëm.

“Askush nuk përjashton që në merkato të mund të shfaqen klube të tjerë të fortë për të, por nuk nxiton dhe i lë gjërat që të rrjedhin vetë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit