Shilton nuk e fal Maradona-n: Nuk do ta përdorja fanellën e tij as për të larë pjatat

8 Maj 2022
9:44
Denis Hakanaj
back button

Kujtimi i gjesteve të Diego Armando Maradona-s vazhdon të j etojë, jo vetëm në zemrat e tifozëve të Napoli-t ose të popullit argjentinas.

Më pas se një vit e gjysmë nga ndarja e tij nga jeta, në fakt, emri i tij është kthyer në qendër të vëmendjes për rekrodin e radhës të Pibe de Oro, që ka lidhje me shitjen në ankand të fanellës së mbajtur në çerekfinalen hisotrike në Meksikë 1986 kundër Anglisë.

Fanella është shitur 4 majin e kaluar për di 7.142.500 sterlina, rreth 8.8 milionë euro, duke vendosur një rekord të ri për ankandin e një sendi sportiv. Identiteti i blerësit ka mbetur sekret, por jehona e lajmit ka arritur edhe tek ai që atë fanellë e ka parë nga shumë afër si Peter Shilton, portieri i asaj Anglie, i mposhtur në fillim nga ‘Mano de Dios’ dhe më pas nga e majta e Diego-s në fund të një prej aksioneve më të famshme dhe të bukura të të gjitha kohërave.

I intervistuar nga The Sun, Shilton ka treguar se nuk e ka harruar akoma  atë që ka ndodhur, duke thënë fjalë aspak të buta në lidhje me fanellën dhe ish-shokun e skuadrës Steve Hodge, që e ka ruajtur atë për 20 vite pasi e ka këmbyer me Maradona-n:

“Atë ditë nuk do ta kisha ndërruar fanellën me Maradona-s për të gjithë arin e botës. Nuk do ta përdorja as për të larë pjatat”, ka thënë Shilton, i cili më pas ka sulmuar Hodge:

“Nëse unë ose të tjerët do ta kishim ditur që Hodge e kishte fanellën në dhomat e zhveshjes, sigurisht nuk do të kishte dalë nga aty. Do ta kishim prerë në njëmijë copa”.

Dhe të mendosh se nuk është as i sigurt se ajo që ka qëndruar për 20 vite në National Football Museum të Manchester është me të vërtetë fanella “origjinale” e dygolëshit, duke parë se sipas vajzës së Diego-s, Dalma, babai e kishte ndërruar me Hodge fanellën e pjesës së parë dhe jo atë me të cilën ka shënuar dy golat në pjesën e dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit