Shitet në ankand për shumë marramendëse makina Chevrolet e Kobe Bryant

16 Shkurt 2021
12:29
Telesport
back button

Kur ka kaluar një vit nga vdekja e Kobe Bryant, ylli i Lakers dhe NBA-së ndarë nga jeta pas një aksidenti me helikopter, në ankand është shitur makina Chevrolet Impala e prodhur në vitin 1963 dhe që përdorej nga basketbollisti.

Kjo makinë e tipit kabriolet, i është bërë dhuratë Kobe nga bashkëshortja e tij Vanessa Bryant dhe doli në ankand nga kompania Goldin Auctions. Makina Chevrolet ishte ndër të preferuarat e basketbollistit dhe çmimi fillestar në ankand ishte 100 mijë dollarë.

Por, ashtu sikurse pritej, çmimi u rrit dhe makina u shit për shumën 220 mijë dollarë. Bëhet fjalë për një model unik, i prodhuar enkas për Kobe Bryant, sipas porosisë së bashkëshortes së tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit