Shiti Casadein dhe bleu Asllanin, plasin polemikat tek Interi. “Repubblica” justifikon lëvizjen me tri arsye

18 Gusht 2022
8:35
Alfred Lleshi
back button

Çfarë qëndron pas zgjedhjes së Interit për të shitur Cesare Casadein dhe për të blerë Asllanin nga Empoli për një shumë të ngjashme? “La Repubblica” shkruan për këtë, në edicionin online, pas largimit të mesfushorit të ri në Londër, ku e pret Chelsea:

“Fakti që Interi sapo ka përshëndetur një nga talentet e tij më të mira nuk do të thotë se klubi nuk ka vëmendje për sektorin e të rinjve. Krejt e kundërta. Zikaltrit fituan kampionatin e ‘Primavera’ sezonin e kaluar.

Dhe ndër ‘shartimet’ për ekipin e parë janë dy djem të lindur pas vitit 2000: Asllani, 20-vjeçar, i ardhur në Pinetina nga Empoli me formulën e huazimit të rëndë prej 4 milionë euro, plus 10 të tjera për ta marrë përfundimisht, shto këtu 22-vjeçarin Bellanova, sërish i huazuar nga Cagliari për 4 milionë.

Tifozi do të pyeste natyrshëm veten: pse të mos e mbante Casadein në vend që ta shesë dhe të blinte Asllanin, duke qenë se shifrat janë pak a shumë të njëjta?

Janë tri arsyetime. E para: logjika e fitimeve kapitale, e cila lejon që paratë e mbledhura për transferta të futen menjëherë në bilanc dhe në vend të kësaj të shpërndahen shpenzimet për blerjet e reja përgjatë viteve të kontratës.

E dyta: ndryshe nga Casadei, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Serie A, Asllani tashmë ka pasur mundësinë të dëshmojë vlerat e tij në futboll për të mëdhenjtë.

E treta: të dy janë mesfushorë, por kanë karakteristika të ndryshme teknike”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit