Shitja e Hakimit te Interi për 50 mln euro, “Marca” sulmon ashpër Real Madrid: Këto çudi vetëm aty ndodhin…

30 Qershor 2020
15:41
Telesport

Së pari vizitat mjekësore, më pas nënshkrimi i kontratës dhe Achraf Hakimi do të jenë zyrtarisht një lojtar i ri i Interit. Marokeni, i cili zbarkoi në Milano këtë mëngjes, mbërrin nga Real Madrid pas dy sezonesh në huazim te Borussia Dortmund.

Hakimi-Inter, voci sulla recompra Real: ecco come stanno le cose

Në Gjermani, mbrojtësi i krahut ka treguar të gjitha cilësitë e tij dhe tashmë në Madrid dikush ka filluar të mendojë se shitja e tij është një gabim.

“Bota e futbollit është gjithnjë e më e vështirë për tu kuptuar. Real Madrid ka filluar një politikë për të nënshkruar gjithnjë e më shumë lojtarë të rinj. Në disa raste është mirë dhe në të tjera jo, por ajo që nuk ka asnjë shpjegim është se kur ke një lojtar me potencial dhe yll të së ardhmes nuk mund ta largosh kaq shpejt. Si mund të shitet një i ri me prespektivë?! Ky është rasti i Ashrafit ”, shkruan prestigjozja Marca.

“Achraf Hakimi ka mbërritur te Real Madrid kur ishte vetëm tetë ose nëntë vjeç. Pasi u rrit te sektori i të rinjve dhe kaloi të gjitha ekipet e moshave deri në ekip të parë, duke mos pasur hapësira, Real e huazoi te Borussia Dortmund, ku zuri vend dhe u spikat si një ndër më të rinjtë e futbollit europian. Shpejtësi, teknikë dhe golashënues (nëntë gola këtë sezon dhe 10 asist)”.

Abracadabra! How Real Madrid Wunderkind Achraf Hakimi Materialised ...

“E pakuptueshme që Real Madrid mund të heqë dorë nga një futbollist 21-vjeçar që ishte protagonist në Bundesliga. Nëse nuk ka diçka tjetër që ne nuk e dimë, nuk e kuptojmë pozicionin e Real Madrid. Dhe atëherë mbase 50 milion eurot do të shërbejnë për të blerë një tjetër mbrojtës krahu që do të jetë më i dobët se Hakimi!”, shkruan gazeta spanjolle që më pas rithekson se këto mbeten “gjërat e çuditshme të futbollit dhe Real Madridit. Koha do ta tregojë se kush kishte të drejtë dhe nëse ky do të jetë një gabim i madh apo jo”, përfundon gazetari Carlos Gonzalez në editorialin e tij për “Marca”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit