Shiu protagonist në Roland Garros, Nadal e Djokovic avancojnë në raundin e dytë

24 Maj 2022
8:28
Telesport
back button

Kanë vijuar ndeshjet e raundit të parë të grand slam të Roland Garros në tenis, turne që po zhvillohet në Paris. Shumë nga takimet janë lënë në mes për shkak të shiut, që e kanë bërë të pamundur zhvillimin normal të tyre.

Gjithsesi, Novak Djokovic, numri 1 në botë, ka avancuar më tej, pas fitores 3-0 (6-3, 6-1, 6-0) ndaj japonezit Yoshihito Nishioka. Ndeshje e dominuar nga serbi, nuk e pati aspak të vështirë të fitojë.

Po 3-0 fiton edhe spanjolli Rafael Nadal, që mundi australianin Jordan Thompson (6-2, 6-2, 6-2 rezultati i seteve). Një biletë për më tej siguron edhe kroati Marin Cilic e britaniku Comeron Norrie, ndërkohë që është eliminuar Stanislas Wawrinka.

Te femrat, spikat fitorja e 19-vjeçare britanike Emma Raducanu, që mundi 2-1 çeken Linda Noskova (6-7, 7-5, 6-1). Surprisë eliminimi i estonezes Anett Kontaveit (numri 5 në botë), që u mund 2-0 nga australiania Alja Tomljanovic. Avancon më tej edhe ish-numri 1 në botë, tenistja gjermane Angelique Kerber.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit