Shkaktoi aksidentin masiv në Turin e Francës, 4 muaj burg për tifozen

15 Tetor 2021
12:17
Telesport
back button

Tifozja franceze, që në korrik të këtij viti shkaktoi një rrëzim masiv në Turin e Francës, rrezikon 4 muaj burg. Është ky dënimi që ka kërkuar prokuroria e Brest pas përfundimit të hetimeve, ndërkohë që vendimi do të merret nga gjykata.

Prokoruria nënvijëzoi se tifozja 31-vjeçare ishte e vetëdijshme për rrezikshmërinë e veprimit të saj, kur doli para çiklistëve, anash rrugës, me një tabelë. Pritet që kjo masë të ndryshojë në gjobë për tifozen, që përshëndeste gjyshërit e saj me një pankartë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit