Shkarkimi i Maldinit nga Milani, Vieri nuk përmbahet: “Pronar i çmendur dhe fals!” Cassano: “T’i puthë këmbët Paolos”

6 Qershor 2023
2:53
Telesport
back button

Bobo Vieri i ashper me vendimin e Milanit per te shkarkuar Maldinin: “Nëse Maldini largohet, kjo është sepse klubi nuk do të vendosë asnjë euro ne merkato. Sigurisht që ky Cardinale është i çmendur nëse e lë Maldinin të shkojë, por ne shohim njerëz të çmendur në futboll çdo ditë, në 30 vjet kam takuar njerëzit më fals të mundshëm.

Nuk jam i habitur për asgjë, futbolli është ky, fjala nuk vlen asgjë. Tifozët me të drejtë kërkuan përforcime dje, stadiumi ishte i mbushur plot edhe nëse ndeshja nuk llogaritej dhe sksihte vlera.

Vitin e kaluar Milani fitoi Scudetton, këtë vit ata arritën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve: po të isha Cardinale, do t’i thoja Maldinit të nënshkruajë për dhjetë vjet kontrate. Nuk e prisja kurresesi kete levizje”

Edhe Cassano eshte me te njejten linje: “Maldini ka bërë një punë të jashtëzakonshme te Milani, ndërsa ky Cardinale më kujton ish presidentin e Roma-s, Pallotta. Duket si ai tipi qe bën vetëm foto dhe skena… Duhet t’i puthe kembet Maldinit! Si gjithmonë, këta amerikanët vijnë pa kuptuar asgjë nga futbolli dhe marin vendime.

Shpresoj që Paolo, per te miren e tij, t’i dërgojë ata në mut dhe të fillojnë përsëri diku tjetër. Nëse ai nuk është i lumtur, është e drejtë që të largohet dhe ta mbyllë ketu. Me vjen tmerresisht keq qe i nderprene projektin dhe rritjen qe po i sillte Milanit”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit