Shkarkimi i Valverdes: reagojnë dy senatorët e Barcelonas (FOTO)

14 Janar 2020
14:08
back button

Ernesto Valverde është shkarkuar nga detyra si trajner i Barcelonas. Megjithatë, deri tani, shumë heshtje është parë ende te futbollistët katalanas, teksa dy të parët që kanë reaguar nga senatorët e katalanasve kanë qenë Luis Suarez, i dëmtuar dhe jashtë fushave për katër muaj, por edhe Sergio Busquets… Mungon ende Messi dhe Griezmann, por edhe shumë të tjerë!

“Shumë faleminderit për të gjitha momentet që jetuam bashkë si profesionistë. Ruaj gjërat pozitive që më ke mësuar dhe të qenurit human siç ti je. Të falënderoj ty dhe stafin personal për profesionalitetin e treguar. Të uroj shumë fat për të ardhmen”

“Faleminderit për këto dy vite e gjysmë mister! Të uroj gjithë të mirat ty dhe stafit për të ardhmen”, shkruan Sergio Busquets në story e tij në Instagram.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit