Shkarkohet Mema, gati emërimi i Ahmataj te Tirana

7 Tetor 2019
20:57
back button

Pritet tashmë vetëm komunikimi për publikun, por burimet bëjnë me dije se drejtuesit e Tiranës kanë marrë vendimin fatal për shkarkimin e trajnerit Ardian Mema. Të njëjtat burime bëjnë me dije se në vend të Memës, bardheblutë kanë gati emërimin e Julian Ahmataj.

Në fakt lajmi për shkarkimin e Memës nuk surprizon edhe aq, pasi menjëherë pas derbit, kryeaksioneri i 24-herë kampionëve të Shqipërisë, Refik Halili, edhe pse jo nominalisht, ia faturoi humbjen ndaj Partizanit, drejtuesve të skuadrës, edhe pse tentoi ta shpërndajë fajin gjithashtu te lojtarët.

Më pas, edhe barazimi në limite ndaj Flamurtarit të vendit të fundit, afronte edhe më shumë vendimin drastik për shkarkimin e Memës. As emërimi i Ahmatajt nuk çudit fare, me këtë të fundit që ka qenë gjithmonë pranë bardhebluve, jo vetëm si ish-futbollist i Tiranës, por edhe mik me drejtuesit e ekipit kryeqytetas.

Tre javë pa fitore, me dy humbje dhe një barazim, Tirana renditet në vend të 5, pas 7 javësh kampionat, në kuotën e 11 pikëve, në fakt vetëm 1 pikë larg kreut të klasifikimit, ku ndodhet Bylis, me pikë të barabarta me Vllazninë, Teutën dhe Skënderbeun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit