Shkarkoi Pochettinon, presidenti: “E bëjmë për interesin e Tottenham!”

19 Nëntor 2019
22:12
back button

Pas shkarkimit të trajnerit Mauricio Pochettino, presidenti i Tottenham, Daniel Levy ka komentuar vendimin, duke bërë transparente motivet që çuan drejtuesit në largimin e argjentinasit.

“Ishim ekstremisht të imponuar të merrnim këtë vendim, pavarësisht hezitimit që kishim dhe nuk është një vendimmarrje e lehtë apo e nxituar e Këshillit Drejtues. Rezultatet në fund të sezonit të kaluar dhe ato në këtë fillim sezoni kanë qenë shumë zhgënjyese”.

“I përket Këshillit Drejtues të marrë vendime të vështira dhe ky ishte akoma më i rëndësishëm për shkak të shumë momenteve të bukura që kemi përjetuar me argjentinasin, por e bëjmë për interesin më të mirë të klubit”.

“Dua të falënderoj atë dhe stafin e tij për gjithçka kanë bërë dhe do të jenë gjithmonë të mirëpritur këtu. Kemi një ekip të talentuar. Duhet të kërkojmë ta promovojmë sërisht duke u riorganizuar dhe tentuar të ofrojmë një sezon më të mirë për tifozët tanë”, deklaroi presidenti i Tottenham, Daniel Levy.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit