“Shkatërron” Bylisin, talenti i akademisë dhe kombëtares rikthen Tiranën

1 Gusht 2019
20:45
back button

Pas një barazimi dhe dy humbjesh, të regjistruara në miqësoret e zhvilluara në fazën përgatitore të vendosur në Maqedoninë e Veriut, respektivisht ndaj Renovës me rezultatin 1-1, ndaj Dukagjinit 0-1 dhe ndaj Flamurtarit të Prishtinës 1-3, më në fund një sinjal pozitiv nga Tirana. 

Ekipi bardheblu ka regjistruar pasditen e të enjtes fitoren e thellë me rezultatin 5-1 në testin e zhvilluar në “Selman Stërmasi” përballë skuadrës së Bylisit. Një provim i kaluar suksesshëm, veçanërisht në fazën ofensive, me plot 5 gola të shënuar, ku veç realizimeve të Torassa dhe Hasani, ka tërhequr vëmendjen shpërthimi i Muçit.

Sulmuesi 18-vjeçar është produkt i akademisë bardheblu dhe anëtar i ekipit kombëtar të Shqipërisë U-19. Ishte pikërisht Ernest Muçi ai që shënoi 3 gola ndaj Bylisit, për të dhënë një sinjal pozitiv te 24-herë kampionët e Shqipërisë dhe ndezur shpresat e tifozëve bardheblu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit