SH.K.B Tirana “blindohet” me të huaja

5 Mars 2019
22:52
back button

Pranvera ka ardhur me blerje të reja për Shoqatën Klubi Basketboll Tirana të cilët në fillim të muajit mars kanë menduar të blindojnë ekipin me basketbolliste të huaja. 

Të martën në sallën sportive “Feti Borova” është bërë prezantimi zyrtar i katër basketbollisteve të huaja që i janë bashkuar ekipit të Erdal Borovës. 

Drejtori i ekipit, Arbër Kadia, ka gjatë prezantimit ka treguar nevojën që ka pasur ekipi për këto përforcime, pavarësisht se aktualisht kryesojnë klasifikimin me 26 pikë. 

Ndërsa trajneri i ekipit Erdal Borova, mendon se tashmë nëse nuk arrijnë objektivat do të jetë pasojë e gabimeve të tyre se ekipi me blerjet e reja është kompletuar.

Baskëtbollistja amerikane Wendy Foster, e cila tashmë mund të quhet “veterane” pasi ka më pothuajse një muaj në skuadër, ka treguar sesi rritet performanca me punën në grup çdo ditë e më shumë.

Ndërkaq një basketbolliste “Big” që i është afruar SH.K.B Tiranës është Jelena Maksimovic, e cila tregon se ka luajtur gjatë gjithë karrierës së saj me ekipe të mëdha e kjo i jep mundësinë që të njohë sesi duhet të punojë për të arritur objektivat. 

Ndërsa Andriana Vasovic e cila ardhjen në Shqipëri e ka ndarë me ditën e saj të lindjes, e sheh këtë koincidencë si një shenjë pozitive për ecurinë e ekipit në kampionat. 

Tamara Baic do të luajë në të njëjtin pozicion me kapitenen Erta Bujari, basketbollistja mendon se së bashku mund të arrijnë objektivin që është titulli. 

Gara tani do të bëhet edhe më rivalizuese, me tre ekipet kryesore që do të luftojnë për titullin në kampionatin e basketbollit për femra. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit