Sh.K.B.Tirana fiton derbin bardheblu, “OK” Flamurtari e Vllaznia

16 Mars 2019
19:05
Telesport
back button

Skuadra e Sh.K.B.Tiranës fitoi me lehtësi 75-59 ndaj Sh.B.Tiranës, në derbin e dy skuadrave bardheblu në basketboll për femra. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 16-të të Kampionatit Kombëtar dhe u luajtur në “Fahrie Hoti”. Ekipi i drejtuar nga trajneri Erdal Borova arriti një fitore të merituar në fushën e rivalëve kryesorë për titull.

Sh.K.B.Tirana pati një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur që në fillim dhe e administroi epërsinë deri në fund. Përforcimet e bëra javët e fundit dhanë rezultat te skuadra “mike”, që arriti një fitore të rëndësishme, duke u shkëputur disi në renditje karshi rivalëve.

Jashtë fushe fiton edhe Flamurtari kampion, që mundi 91-87 Elbasanin, ndeshje e dominuar nga vlonjatet, që në shumicën e kohës luajtën me lojtaret e stolit. Vlonjatet nuk e dunë për asnjë moment në diskutim fitoren, duke korrur 2 pikë të lehta. Vllaznia siguron matematikisht një vend në play off, pas fitores 73-68 që arriti në “Asllan Rusi” ndaj Studentit. Sukse si merituar I ekipit shkodran, që konsolidon vendin e katërt.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi A, java e 16-të (16 mars)

Studenti – Vllaznia, 68-73

Elbasani – Flamurtari, 87-91

Sh.B.Tirana – Sh.K.B.Tirana, 59-75

Renditja: Sh.K.B.Tirana 30 pikë (14/2), Sh.B.Tirana 28 pikë (12/4), Flamurtari 27 pikë (11/5), Vllaznia 24 pikë (8/8), Studenti 19 pikë (3/13), Elbasani 16 pikë (0/16).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit