Sh.K.B.Tirana mposht Elbasanin dhe ruan kreun, Tirana “tjetër” triumfon në derbi

1 Mars 2019
21:22
Telesport
back button

Ka nisur sot java e 14-të e Kategorisë së Parë në Basketboll për femra, Grupi A1. Të dyja ekipet e Tiranës kanë dalë fituese nga ndeshjet e zhvilluara, duke fituar me lehtësi ndaj rivalëve, ashtu sikurse edhe një javë më parë. Ndërkohë që nesër do të luhet edhe ndeshja e fundit, ku kampionet vlonjate do të përballen në Shkodër ndaj Vllaznisë.

Sh.K.B.Tirana mundi pa shumë probleme Elbasanin me rezultatin 97-78, një sfidë që vuri përballë njëra-tjetrës dy skuadrat që ndodhen në skajet e renditjes. Epërsia e bardhebluve të trajnerit Borova ishte e madhe, duke e kthyer sfidën në një stërvitore. Elbasani nuk e njeh fjalën “fitore” këtë sezon dhe po projektohet drejt rënies në Grupin A2.

Pa probleme fiton edhe skuadra e Sh.B.Tiranës, që mundi 104-73 Studentin në derbin kryeqytetas. Edhe kjo sfidë ishte një formalitet për basketbollistet bardheblu, që patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur që në fillim dhe e thelluan diferencën nga perioda në periodë.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi A1, java e 14-të 

Studenti – Sh.B.Tirana, 73-104

Elbasani – Sh.K.B.Tirana, 78-97

E shtunë, 2 mars

Vllaznia – Flamurtari, ora 12:00 (Shkodër)

Renditja: Sh.K.B.Tirana 26 pikë (12/2), Sh.B.Tirana 25 pikë (11/3), Flamurtari 22 pikë (9/4), Vllaznia 20 pikë (7/6), Studenti 16 pikë (2/12), Elbasani 14 pikë (0/14).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit