Sh.K.B.Tirana mposht sërish kampionet vlonjate dhe konsolidon kreun

9 Mars 2019
15:00
Telesport
back button

Janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së 15-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra, Grupi A1. Kryesueset e Sh.K.B.Tiranës kanë fituar 80-70 në Vlorë ndaj Flamurtarit vendës, duke ruajtur kreun e renditjes. Një fitore e merituar e skuadrës bardheblu, përforcuar së fundi edhe me disa basketbolliste të huaja, që bënë diferencën në parket.

Flamurtari dha maksimumin në parket, por e kishte të vështirë të rivalizonte dhe fitonte, duke mos ndjekur dot ritmin e diktuar nga kryeqytetaset. Gjithsesi, ndeshja ishte në përgjithësi e këndshme, me rivalitet dhe emocione, pasi përballë njëra-tjetrës ishin dy nga ekipet më të mira e pretendente për titull. Humbja ndërlikon disi pozitat e Flamurtarit kampion, i cili qëndron i treti.

Pa probleme ka fituar në kryeqytet skuadra e Sh.B.Tiranës, që mundi 89-51 Vllazninë, duke qëndruar në vendin e dytë, një pikë pas Tiranës tjetër. Ndeshja ishte një formalitet për basketbollistet bardheblu, të cilat u shkëputën që në fillim dhe e thelluan diferencën me kalimin e minutave. Shkodranet e patën të pamundur të rivalizojnë edhe ps ehumbja nuk u prish shumë punë, pasi e kanë siguruar play off-in.

Basketboll  – Kategoria e Parë Femra, Grupi A1, java e 15-të (8 shkurt)

Studenti – Elbasani, 65-61

E shtunë, 9 shkurt

Flamurtari – Sh.K.B.Tirana, 70-80

Sh.B.Tirana – Vllaznia, 89-51

Renditja: Sh.K.B.Tirana 28 pikë (13/2), Sh.B.Tirana 27 pikë (21/3), Flamurtari 25 pikë (10/5), Vllaznia 22 pikë (7/8), Studenti 18 pikë (3/12), Elbasani 15 pikë (0/15).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit