Sh.K.B.Tirana triumfon edhe finalen e dytë, titulli vetëm një fitore larg

6 Maj 2019
19:59
Telesport
back button

Skuadra e Sh.K.B.Tiranës fitoi mbrëmjen e sotme 70-68 ndaj Sh.B.Tiranës në finalen e dytë play off në basketboll për femra, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Bardheblutë e trajnerit Erdal Borova janë kështu shumë pranë fitimit të titullit kampion, teksa janë një fitore larg realizimit të ëndrrës (kampion shpallet ekipi që fiton 3 nga 5 finalet e planifikuara).

Ndeshja e dytë finale luajtur sot në “Feti Borova” ishte dramatike në minutat e fundit, ku emri i fituesit u vendos në minutën e fundit. Në përgjithësi, skuadra e Sh.K.B.Tiranës ishte vazhdimisht në epërsi, duke patur një avantazh të lehtë gjatë gjithë kohës. Gjithsesi, pikërisht në periodën e katërt skuadra e Sh.B.Tiranës, drejtuar nga trajnera Mirza Alibegaj, përmbysi shifrat.

Madje Sh.B.Tirana doli edhe në epërsi 66-61, por nuk arriti ta ruajë këtë avantazh në 2 minutat e fundit. Skuadra e trajnerit Borova bëri një rikuperim fantastik në sekondat e fundit të lojës, duke dalë sërish në avantazh dhe fitoi me meritë 70-68. Sukses që afron bardheblutë e Sh.K.B.Tiranës me titullin kampion, për herë të parë në histori. Ndeshja e tretë finale luhet më 9 maj, në “Asllan Rusi”.

Basketboll – Femra, Finalet play off

Ndeshje 1, Sh.K.B.Tirana – Sh.B.Tirana, 69-63

Ndeshje 2, Sh.B.Tirana – Sh.K.B.Tirana, 68-70

9 maj, Sh.K.B.Tirana – Sh.B.Tirana, ora 18:00 (Asllan Rusi)

*Sh.K.B.Tirana udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve

Nga ndeshja e dyte finale luajtur sot

Lajme të tjera

Lajmet e fundit