Shkeli rregullat, 6 muaj pezullim për Conor McGregor…

10 Dhjetor 2018
15:20
Telesport
back button

Kampioni irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor është dënuar me 1000 euro dhe i është pezulluar patenta për 6 muaj, pasi është konsideruar fajtor për ecje me shpejtësi përtej normale të lejuara. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2017, në një zonë afër Dublinit, në Irlandë. 30-vjeçari është ndalur nga policia rrugore teksa ecte me makinën e tij Range Rover me një shpejtësi mbi 160km/orë në një zonë ku limiti ishte 100km/orë.

Pas disa seancash gjyqësore të zhvilluara në gjykatën e Naas, në zonën e Co Kildare, ka ardhur vendimi për të dënuar kampionin irlandez të UFC-së. Ky dënim i “rëndë” për t’i hequr patentën për 6 muaj ka ardhur pasi për McGregor kjo ishte hera e 12-të që ndalohej nga policia për shkelje të kodit rrugor, që kur është gjobitur për herë të parë, kur ishte adoleshent.

Conor McGregor është në pritje  të një tjetër vendimi, këtë herë nga  Komisioni i Sportit në Nevada në lidhje me incidentin që ai dhe Khabib Nurmagomedov krijuan pas duelit mes tyre, në eventin UFC-229. Komisioni pritet të mblidhet më 10 dhjetor për të dëgjuar kampionin rus dhe më pas atë irlandez. Të dy sportistët janë prej dy muajsh të pezulluar pa afat nga të gjitha eventet e UFC-së.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit