Shkëlqen Lara Colturi, e 17-ta në sllallomin gjigant në Amerikë, merr pikët e para në Kupën e Botës

26 Nëntor 2022
20:23
Telesport
back button

Skiatorja shqiptare Lara Colturi është renditur në vendin e 17-të në garën e sllallomit gjigand që u zhvillua sot në pistën e Killington (Amerikë). Gara ishte e vlefshme për Kupën e Botës, ku skiatorja 16-vjecare ka marrë pikët e para.

Colturi, e cila ka lindur në Itali por ka marrë nënshtetësi shqiptare e garon për ngjyrat kuqezi, bëri një paraqitje mjaft të mirë në pistën amerikane. Në zbritjen e parë, ajo dha kohën 54”83, duke arritur të kualifikohet për në zbritjen e dytë, ku garojnë më të mirat.

Në zbritjen e dytë, Colturi dha kohën 51”13, ndërsa në total ajo dha kohën 1’45”96, duke u klasifikuar në vendin e 17-të. Pas kësaj gare, skiatorja shqiptare grumbulloi 14 pikë, të parat në karrierën e saj në Kupën e Botës dhe në këtë disiplinë.

Dy javë më parë, Lara Colturi garoi në pistën e Levi, dy herë në disiplinën e sllallomit, por pa mundur të hyjë në zbritjen e dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit