Shkëmbi: Jam i kënaqur me reagimin, por duhet të përmirësohemi

2 Nëntor 2019
19:08
back button

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, ka folur për Supersport në përfundim të ndeshjes së barazuar 1-1 kundër Tiranës.

“Jam i kënaqur që arritëm të barazonim ashtu si shkoi loja. Mendoj se ishte një ndeshje e bukur. Luajtëm shumë mirë, por në momentin e parë që gabuam e pësuam”, ka thënë Shkëmbi. 

“Gjithsesi, jam i kënaqur me reagimin e ekipit. Merkato? Deri në janar ka kohë, por shpresoj që sulmuesit që kemi të ndryshojnë. Duhe të punojmë më shumë në këtë aspekt të lojës”.

“Në këto ndeshje me rivalë driektë është e sigurt se kur nuk shfrytëzon rastet, do ta pësosh. Nuk duhet ta harrojmë se luajtëm kundër një Tirane me lojtarë cilësor. Më erdhi mirë që besimi i skuadrës u shpërblye me atë gol”. 

“Patetër që ne duket se kemi probleme me sulmuesit, por edhe lojtarët e tjerë duhet të kenë besimin e duhur për të shënuar. Nëse sulmuesit do të kishin shfrytëzuar rastet që kanë patur, do të kishim më shumë pikë”.  

“Pas golit reagojmë me vonesë ose ndonjëherë nuk arrijmë të reagojmë fare. Për sa i takon pësimit të golit, aty kanë të bëjnë edhe instinktet e lojtarëve dhe fati”, ka përfunduar Shkëmbi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit