Shkëmbi: Busic duhet të shënojë, terreni ndikoi për keq

23 Shkurt 2019
16:16
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, ka folur për "SuperSport" pas humbjes kundër Luftëtarit 1-0. Numri një i stolit duket i zhgënjyer me rezultatin, pasi skuadra e tij nuk arriti të merrte pikë, pavarësisht se luajtën mirë. 

Humbja – "Mendoj se nuk mund të shohim çdo javë një ekip njësoj siç ishim me Kukësin. Bëmë një ndeshje deri diku të mirë. Meritë kanë kundërshtarët për ndonjë ndalesë". 

Titull – "Na vret humbja, pasi çdo humbje e tillë është. Ne dëshironim të fitonim për vazhdimësinë e rezultateve. Bëmë shumë gabime, nëse pretendojmë për vend të parë nuk duhet të gabojmë kaq shumë. Po shpërqëndrohemi nga gara e titullit". 

Progni para Latifit – "Preferova për Prognin, duke qenë se ky po godet shumë mirë standartet. E mendova në moment, por nuk doli ashtu. Nuk më mbetet shumë peng, pasi e di se penalltitë mund të humben". 

Busic – Osmani – "Osmani është i rëndësishëm. Ai është kapiten dhe ndikon dhe në mënyrën se si e organizon ekipin në fushë. Sulmuesi kroat bëri një ndeshje të mirë. Realizoi kërkesat e mia. Ai matet dhe me gola, shpresojmë të shënojë. Ka besimin tim absolut". 

Mënyra e lojës – "E vërtetë se kundërshtari i kishte marrë masat me Progni. Mund ta fillonim lojës 1-0 për ne me rastin e Camarasë. Frashëri dhe Hakaj duhej të shtynin më shumë. Nuk e bëmë si duhet, por mendoj se pjesa e dyta ka qenë problem dhe fusha. Si te finalizimet, si te pasi i fundit". 

Qendra e mbrojtjes – "Me Dungën patëm shumë probleme. Ai thuajse fitoi çdo duel me qendrat tona të mbrojtjes. Ndodh dhe që lojtarët nuk janë në formën e tyre maksimale. Sidibe dhe Kallaku bënë mirë. Ky i fundit e rriti lojën, por me një terren më të mirë mund të bëhej më i rrezikshëm". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit