Shkëmbi: Ekipi më përgjigjet, Latif i rëndësishëm për ne, por dua një sulmues më cilësor!

16 Janar 2019
18:33
back button

Bledi Shkëmbi është i kënaqur me ekipin e tij, që pas suksesit në dy fazat e para të kampionatit, po ruan të njëjtin ritëm edhe në ndeshje miqësore. Pas fitores së sotme ndaj Laçit, trajneri i ekipit durrsak, ka folur për mediat, teksa ka shprehur kënaqësinë që skuadra po i përgjigjet. 

Për merkaton është shprehur se afrimet cilësore janë të mirëpritura, ndërsa për rikthimin e Latif e sheh si diçka pozitive për skuadrën, ndonëse nuk është e njëjta gjë për ekipin.

Për fat të mirë kemi dhe disa ditë para se të nismin kampionatin. Me atë që kemi bërë deri tani në stërvitje dhe në këto takime miqësore, besoj se do të jemi gati në ditën e parë të rifillimit të kampionatit”

“Jam i kënaqur me ekipin, me motivimin e tyre. Mundohemi ti motivojmë dhe besoj se ia kemi arritur. Në merkato po shohim, dhe shpresoj të afrojmë ndonjë futbollistë cilësor. Më saktë ndonjë më të mirë nga ato që kemi. Nëse nuk e gjejmë sërish jemi mirë”

|Latif? Për mua personalisht është pozitive, ndoshta për klubin jo dhe aq shumë. Nëse do gjejmë sërish një sulmues cilësor ne do e afrojmë në ekip. Ndeshja me Skënderbeun? Ndoshta do ishte mirë që këto takime të mos ishin kaq afër, por mundësitë e të dyja ekipeve këto janë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit