Shkëmbi flet troç: Futemi në presion, nuk kemi ide në sulm

27 Tetor 2019
15:17
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, tregohet i sinqertë dhe e pranon se skuadra e tij nuk pati shumë ide në sulm. Ai mendon se barazimi 0-0 ishte i drejtë. 

Barazimi – “E nisëm mirë pjesën e parë, pastaj humbëm diçka duke kaluar minutat. Humbëm ritimin dhe presionin ndaj kundërshtarit. Pjesa e dytë ndodhi e kundërta, e nisëm keq dhe u përmirësuam”. 

Mungesa e golit – “Është problem psikologjik, pasi nuk është problem rreshtimi. E shikoj ekipin në presion dhe kur kundërshtarët ishin me 10 lojtarë. Vetëm dy raste patëm mundësi të mira. Pjesa tjetër ishte dëshira e jona”.

Sulmuesi goli – “Jam i bindur se nuk është vetëkënaqësi, por mendoj se është problem psikologjik. Ekipi futet në presion se ne duhet ta fitojmë me patjetër dhe nuk bëjmë gjërat as më elementare. Trysnia? Nuk ka presione as ndërhyrje nga jashtë, as se duhet të dalim kampionë, por dëshira e tepërt për t’u kthyer te fitorja”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit