Shkëmbi: Kemi bërë minimumin për këtë qytet

8 Dhjetor 2019
18:51
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në përfundim të ndeshjes së fituar 1-0 kundër Skënderbeut.

“Për situuatën që ka kaluar ky qytet, ne duhej të bënim minimumin dhe të merrnim tri pikët. Do të jetë hera e vetme që unë gëzoj në atë mënyrë. Më vjen shumë mirë që arritëm të marrim tri pikë me shumë fat”, ka thënë Shkëmbi.

“Tri pikë larg kreut? Duhet ta tregojmë që kjo fitore duhet të na japë besim për të ardhmen. Kemi bërë shumë barazime, por do të ishte më mirë të kishim humbur disa ndeshje dhe të kishim fituar të tjera. Gjithsesi, sot kishte rëndësi vetëm fitorja”.

“Unë, në rrezik? Mua do të më pëlqente të rrezikoja, sepse do të isha më i motivuar. Unë jam i vetëdijshëm se kur gjërat nuk ecin mund të shkarkohem. Janë situata normale që mund t’i ndodhin çdo trajnerit. Sinqerisht, nuk e mendoja se mund të isha në rrezik. Megjithatë, mua më pëlqen të punoj nën presion. Mund të them se drejtuesit kanë shumë besim tek unë”.

“Revolucion në janar? Në futboll nuk mendoj se ka një ekip që i shkojnë gjërat ashtu si i mendon. Unë jam i kënaqur nga ky grup. Nuk do të ketë asnjë revolucion, gjithmonë nëse unë do të jem trajnerit. Më pas, do të punojmë shumë për të rregulluar gjërat. Nuk është vetëm faji i lojtarëve, por edhe i stafit teknik që ndoshta duhet të gjejë skema më të përshtatshme”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit