Shkëmbi konfirmon Vajushin: Vlerë e shtuar, do na ndihmonte shumë

1 Shkurt 2019
20:54
back button

Lajmi i publikuar nga Telesport mbrëmjen e sotme rreth takimit Teuta-Vajushi këtë fundjavë është mirëpritur nga trajneri Bledi Shkëmbi  i cili pas ndeshjes kundër Tiranës është pyetur në lidhje me këtë çështje.

"Po, patjetër që jam në dijeni të bisedimeve, edhe pse nuk e di çfarë ka ndodhur në orët e ndeshjes në lidhje me tae çështje. Uroj që të arrihet sa më shpejt marrëveshja mes klubit e Vajushit, pasi është një lojtar që do të ishte një vlerë e shtuar për ne", deklaroi Shkëmbi.

Tashmë pritet marrëveshja financiare dhe shkodrani do të jetë durrsak të paktën deri në verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit