Shkëmbi kritikë për FSHF-në dhe sfidë të hapur Luftëtarit

3 Maj 2019
16:16
Eraldo Harlicaj
back button

Bledi Shkëmbi është në fije të perit te Teuta! Trajneri korçar ka humbur shumë terren nga janari deri tani. Ai bëri një merkato për kampion, shpenzime të larta, por rezultati shumë i dobët. Grupi duket se nuk i përgjigjet më dhe rezultatet e fundit kanë qenë shumë larg pritshmërive.  

Ekipi durrsak do të luajë ndaj Luftëtarit ditën e shtunë dhe fitorja është i vetmi objektiv për "Djemtë e Detit". "Duhet të jetë patjetër momenti i kthesës. Janë pak ndeshje dhe nuk lejohen gabimet. Patjetër duhet marrë tre pikët dhe të vazhdojmë të luajmë mirë”. 

Numri një i stolit ka vlerësuar dhe kundërshtarin. "Luftëtari po bën një sezon të mirë, të paktën dy muajt e fundit. Bëjnë lojë të mirë dhe kanë marrë rezultate. Kemi objektivat tona dhe duhet t’i realizojmë. Duhet të fitojmë patjetër”.

Diskutimi i Shkëmbit shkon dhe më tej, pasi mendon se skuadrat shqiptare nuk duhet të luajnë në orare mesdite duke qenë se futbollistët nuk japin maksimumin. “Nuk më duket gjë e mirë që ndeshjet të luhen në drekë. E di shumë mirë se futbollistët në këto orare nuk japin maksimumin. Duhet të vazhdohej të luhej në mbrëmje. Është mirë për lojtarët dhe tifozët. Gjithsesi nuk kemi çfarë bëjmë dhe do të luajmë në orarin e përcaktuar”, u shpreh Shkëmbi për RTSH Sport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit