Shkëmbi me dy armë të reja, Vajushi dhe Bushiç gati për Kukësin

13 Shkurt 2019
9:44
Alfred Lleshi
back button

Bledi Shkëmbi ka nisur përgatitjet me të tijtë për sfidën e javës së 22-të të Superiores. Pas barazimit zhgënjyes në shtëpi me kamzalinjtë, kalendari i mban durrsakët sërish në “Niko Dovana”. Vetëm se kësaj here kundërshtari do të ketë të tjera “valenca”. Fjala është për Kukësin, që mban vendin e dytë në klasifikimin aktual dhe ka dy pikë më shumë se “djemtë e detit”. 

Kjo do të thotë se një fitore e këtyre të fundit bën rrokadën mes dy skuadrave në fjalë. “Laku është ngushtuar” për të dy trajnerët respektivë, sidomos pas investimeve serioze në merkaton e dimrit. Duke e ndier këtë gjë, Shkëmbi ka vendosur t’i hedhë në fushë si titullarë dy sulmuesit: Vajushi dhe Bushic. Pikërisht nga këta të dy, që si emra janë prestigjiozë për kampionatin shqiptar, priten edhe golat ndaj Kukësit. 

Kroati është rikuperuar nga ai problem që kishte, ndërsa shkodrani është “klimatizuar” shpejt me qytetin bregdetar dhe grupin durrsak. Dy armë të forta në duart e trajnerit korçar në funksion të suksesit. Tashmë pritet kundërpërgjigjia e Cungut, sepse ka dhe ai “pesha të rënda” në repartin e përparmë, të paktën në pagesa… 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit