Shkëmbi: Ndaj Vllaznisë patëm lojtarë egoistë, sot nuk u mërzita për rezultatin

21 Shtator 2019
18:15
back button

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi foli për “Supersport” pas humbjes në Korçë, ndaj Skënderbeut.

“U mërzita për rezultatin më shumë dhe për mënyrën sesi luajtëm dhe mënyrën si pësuam gol. Me një gabim në vendosje në pjesën e parë, na ndëshkuan me gol”.

Diferenca mes skuadrave:Mendoj se nuk duhet ta bëjmë dramë, por u bënë dy ndeshje që kemi probleme në fazën sulmuese, sidomos në 30 metrat e fundit dhe kjo është përgjegjësi e imja, që duhet ta zgjidh”.

Goli nga stoli? “Në stol kemi të njëjtët lojtarë si i gjithë ekipi. Janë disa momente, në të cilat lojtarët që vijnë nga stoli apo ato që janë në fushë. Skënderbeu i shfrytëzoi, ne nuk i shfrytëzuam momentet tona”.

Kallaku jashtë forme? “Nuk kam parë ndonjë lojtar egoist, ndoshta në ndeshjen me Shkodrën pati. Çyrbja bëri një veprim të mirë, por duhet të rregullojë shënjestrën. Na mungojnë cilësitë e Kallakut në ato 30 metrat e fundit. Duhet ta zgjidhim edhe pa atë këtë moment krize, por kur të kthehet Kallaku në formën më të mirë do kthehen edhe tjerët.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit