Shkëmbi: Objektivi? Do shtyjmë për titullin!

24 Gusht 2019
21:12
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, e përjetoi me shumë emocione dhe tension fitoren 1-0 ndaj Bylisit. 

Fitorja – “Rezultati 1-0 nuk siguron asgjë, por për të qenë i sinqertë më pëlqeu loja. Kishim raste për të dyfishuar rezultatin. Si ndeshje e parë jam i kënaqur”. 

Të rinjtë – “Nuk i shikoj lojtarët nga mosha. I shoh në stërvitje dhe i kemi afruar me dëshirë dhe kemi besim. Kallaku është diçka tjetër nga Vecaj dhe Vila. Këta të fundit do të kenë shansin për t’u bërë të rëndësishëm”. 

Anulimi i golit – “Nuk pata asnjë kontakt me Hidin, por kam respekt për të gjithë ata që kemi luajtur bashkë dhe për Ndrecën. E përjetova pak keq anulimin e golit, pasi nga eksperienca e di që bie gjendja psikologjike. E di gjyqtari”. 

Merkato – “Me ish-sulmuesin e Prishtinës kemi mbyllur marrëveshjen dhe merkaton e quajmë të mbyllur. Kemi të njëjtat objektiva si vjet. Do të luftojmë me zonën lart, duam ta mbyllim në 3 vendet e para. Shpresojmë të vazhdojmë luftën deri në fund”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit