Shkëmbi: Partizani shumë i fortë, Teuta brenda objektivave

17 Mars 2019
19:28
Eraldo Harlicaj
back button

Mjaft i zhgënjyer është shfaqur trajneri Bledi Shkëmbi pas humbjes kundër Partizanit me rezultatin 3-0. Skuadra e tij tashmë duhet të mendojë për të luftuar për Kupat e Europës, pasi situata nuk është shumë mirë duke iu bazuar rezultateve të fundit. Korçari ka qenë mjaft kritik me lojtarët e tij, pasi nuk i bënë si duhet detyrat në këtë sfidë. 

Humbja  – "Ishte një fotokopje e ndeshjes së parë. Pësuam një gol shumë shpejt. U munduam të reagonim dhe gabuam sërish. Mund të them se futbollistët reaguan, por e vështirë që t'i shënosh Partizanit". 

Busic-Latifi – "Kur nuk shënon është e vështirë. Kemi patur dhe takimi që kemi shënuar dhe nuk e kemi ruajtur. Nuk po gjejmë ekuilibrat e duhura. Është një situatë që përgjegjësia është e imja". 

Skema – "Nuk do të bëja asgjë ndryshe. Me atë që pashë, nuk ishin problem moduli, por ishin gabime individuale". 

Pësimi i golit shpejt – "Ka patur ndeshje që kemi pësuar shumë shpejt. Ne mundohemi gjatë javës t'i përmirësojmë, por ndonjëherë në futbolli jo të gjitha ato gjëra që ne mendojmë dalin". 

Mesfusha nuk mbështet sulmin – "Mesfusha bëri mirë dhe sot. Jam i bindur se kundër Partizanit çdo futbollist e ka të vështirë të luajë, pasi ushtrojnë shumë presion. Mendoj se si mesfusha dhe si sulmi duhet të marrim më shumë iniciativë". 

Kallaku – "Ai vuajti presionin e Atandës. Ishte nigeriani që ishte tek për tek me të dhe ja bëri shumë të vështirë". 

Ecuria e Teutës – "Mendoj se Teuta ka bërë një punë të mirë nga fillimi deri në fund. Brenda një viti kemi ndryshuar fytyrën e klubit dhe kemi merita të gjithë. E mendoj se kemi bërë gjëra të mira, pavarësisht ndeshjes së sotme. Falenderoj futbollistët dhe klubin. Ne po luftojmë për Europë dhe po e bëjmë mirë". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit