Shkëmbi realist: Te Dinamo kemi zhgënjyer të gjithë, nga unë i pari

21 Dhjetor 2021
13:57
Alfred Lleshi
back button

Bledi Shkëmbi ka bërë prognozën e ndeshjes së javës së 15-të të Superiores, e cila do ta përballë nesër me Skënderbeun e tij të vendlindjes dhe zemrës. Situata në skuadrën që drejton nuk ka qenë aspak e mirë, megjithatë ka arritur të mbijetojë mes kritikave të ashpra në stolin e Dinamos. E pranon se i kanë zhgënjyer tifozët blu, por justifikohet deri diku me fatin e keq dhe gjëra të tjera:

“Pavarësisht se e kemi fituar ndeshjen e fazës së parë ndaj Skënderbeut, jemi të vetdijshëm për vështirësitë. Kemi pikë të barabarta aktualisht dhe kjo tregon gjendjen tonë, por edhe meritën e kundërshtarëve.

Situata e Imamit? E ka humbur këtë ndeshje, edhe Mihana është me temperaturë. Sofranac nuk është në gjendje optimale, por në këtë moment nuk ka justifikime, duhet të japim maksimumin për ta mbyllur me fitore këtë vit.

Gabimet që kemi bërë janë në vazhdimësi, është edhe çështje fati, mungesat kanë ndikuar, shto dhe paaftësinë tonë. Vijmë në një moment që nuk e kishim menduar, por nuk kemi pse e kthejmë kokën pas. Një fitore do të na bënte të ndiheshim më të qetë për të ardhmen.

Në futboll ka gjithnjë presion, nuk mendoj se ky ekip është i ndërtuar për zonën e poshtme të renditjes. Duam të pozicionohemi në gjysmën lart të klasifikimit, por këtë mund ta arrijmë vetëm duke fituar në fushë. Asgjë nuk vjen me fjalë dhe dëshirë.

Nuk është çështje portieri, por e gjithë skuadrës në përgjithësi. Me vjen mirë që kundër Vllazninsë, që ka sulmin më të mirë të kampionatit, ia dolëm mmbanë. Lista e pritjes së rikthimeve nga dëmtimet është e gjatë. Shpresojmë që vitin tjetër të jemi të plotë dhe pastaj skuadra do të shprehet më mirë. Pas një minifaze përgatitore, lojtarët do të jenë më mirë.

 Në futboll flasin rezultatet, kemi zhgënjyer të gjithë, nisur nga unë i pari. Patjetër që ka edhe futbollistë që e mendonim ndryshe këtë eksperiencë te Dinamo, por ka rezultuar ndryshe deri tani. Pas kësaj ndeshje do të bëjmë edhe një analizë më të gjerë”.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit