Shkëmbim dështimesh në horizont, Arsenal-i ka gati propozimin për Juventus-in

8 Maj 2022
13:08
Denis Hakanaj
back button

Në një merkato që edhe këtë verë që po vjen mund të jetë e kushtëzuar në nivel ekonomik nga vala e gjatë e pasojave të krijuara nga pandemia Coronavirus, shkëmbimet mund të përfaqësojnë për disa klube një zgjidhje për të përforcuar ekipet dhe për të kursyer.

Një nga këto shkëmbime mund të ketë për protagonistë Arsenal-in dhe Juventus-in, të paktën sipas shtypi spanjoll, që ndjek nga afër dinamikat e merkatos së Topçinjve falë pranisë në stol të Arteta-s, ish-zëvendës i Pep Guardiola-s te Manchester City, i cili është i interesuar prej disa kohësh për Arthur të bardhezinjve.

Mesfushori brazilian është drejt mbylljes së sezonit të tij të dytë me Juventus-in, që mund të jetë edhe i fundit për të në kampionatin italian.

Pavarësisht një rendimenti në përmirësim në krahasim me vështirësitë që ka patur në sezonin e parë, i kushtëzuar edhe nga një dëmtim serioz, ish-ylli i Barcelona-s duket se nuk është i përshtatshëm për lojën e Allegri-t, por mund të jetë ideal për Arteta-n.

Sipas AS, gjigantët e futbollit anglez mund t’u propozojnë bardhezinjve një këmbim kokë më kokë me Thomas Partey në merkaton e verës.

Ganezi është paguar 50 milionë euro nga Arsenal në 2020-ën dhe tani vlerësohet jo më pak se 35 milionë. Arthur, që është tre vite më i ri, është transferuar në Torino në shkëmbimin që dërgoi Pjanic në Barcelonë për një vlerësim prej mbi 70 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit